AKTUALE

Akademi Solemne me rastin e përkujtimit të Ulemave të Tetovës

Banner

Njëri nga aktivitetet më të rëndësishme të përbashkëta të Myftinisë dhe Komunës së Tetovës, është edhe Akademia Solemne e mbajtur më 07.04.2023 (e premte), me rastin e përkujtimit të Ulemave të Tetovës, në sallën e Këshillit Komunal të Tetovës.
Programi i këtij manifestimi filloi me leximin e pjesëve nga Kur’ani Fisnik, të lexuar nga referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdurahim ef. Murati.
Të pranishëm në këtë Akademi ishin: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof. Dr. Bilall Kasami, ish Myftinjtë: H. Alifekri ef. Esati dhe Imer ef. Kamberi, filantropi i madh Shqiptar me përmasa globale, Haxhi Lazim Destani, Rektor i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, zv. drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Mr. Mexhit ef. Emurli, Kryetari i Këshillit Komunal, z. Besar Durmishi, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Ibish Kadriu, Prof. Dr. Fehari Ramadani, zv. Kryetar i ALKIG-ut, Emin ef. Limani, hoxha i nderuar nga Danimarka, Ruzhdi ef. Hasipi, hoxhallarë, profesor dhe profesoresha të Medresesë “Isa Beu” paralelja e shtrirë Tetovë, afaristë, anëtarët e Myftinisë, kolegët e Myftinisë, përfaqësues të Komunës, si dhe familjarë të hoxhallarëve.
Në këtë manifestim të cilin e moderoi shefi i kabinetit të Myftiut, Mr. Xhemil ef. Sadiki, fjalë përshëndetëse kishin Kryetari i Komunës së Tetovës dhe Myftiu. Myftiu i Tetovës e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Myftinisë së Tetovës dhe Komunës së Tetovës, i cili tanimë i mbushi nëntë vite të plota. Në fund të fjalimit të tij, Myftiu falënderoi Komunën, familjarët e hoxhallarëve dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin e këtij eventi.
Pikë e veçantë e kësaj Akademie ishte edhe leximi i biografive të personaliteteve fetare dhe kombëtare të trojeve tona nga ana e nxënëseve të Medresesë “Isa Beu” paralelja e shtrirë Tetovë.
Në vazhdim nxënësja Amra Memedi lexoi biografitë e hoxhallarëve:

  1. Rexhep ef. Voka
  2. Hfz. Jusuf ef. Azemi
  3. Hfz. Zilbehar ef. Limani
    Nxënësja Rufije Sulejmani lexoi biografitë e hoxhallarëve:
  4. Nebi ef. Mahmuti
  5. Halit ef. Haliti
  6. Hfz. Isa ef. Elezi
    Nxënësja Ajshe Shabani lexoi biografitë e hoxhallarëve:
  7. Hfz. Abdil ef. Xhemaili
  8. Bexhet ef. Memeti
  9. Zulqufli ef. Neziri
    Nxënësja Amra Beqiri lexoi biografitë e hoxhallarëve:
  10. Bahri ef. Memeti
  11. Nuhi ef. Sulejmani
  12. Hfz. Zulbehar ef. Aliju
    Më pas, nga ana e Myftiut dhe Kryetarit të Komunës, u bë ndarja e mirënjohjeve familjarëve të hoxhallarëve të nderuar.
    Pas manifestimit Myftinia e Tetovës në bashkëpunim me Komunën e Tetovës shtruan iftar në Restorantin “Horizont”.
Banner

Related posts

Të lodhur janë, thotë Izet Mexhiti për mundësinë që Fronti Europian të mbajë protesta

Gjyla Halili

Mjegull në rrugën drejt Kodrës së Diellit në Gjavato dhe Pletvar

Gjyla Halili

Paralajmërohet rikthimi i tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment