SHOWBIZ

“Mishërimi i elegancës hollivudiane”, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen të përqafuar në aeroport

Banner

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke ndarë një përqafim të dashur pasi mbërritën në aeroportin Hamptons në Nju Jork.

Çifti i dashuruar, i cili u martua në një dasmë të thjeshtë në Las Vegas në prill, dukej mishërimi i elegancës hollivudiane teksa u përqafuan pas një fluturimi të gjatë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 53-vjeçare kishte veshur një pallto leshi të madhe dhe dukej një milion milje larg personazhit të saj të viteve ’90 ‘Jenny From The Block’.

JLo dukej e thjeshtë dhe pa grim ndërsa flokët i kishte të kapura topuz të çrrëgullt dhe kishte veshur pantallona të gjera.

Para se të largohej, Jennifer u pa pranë shtëpisë së saj në Hampton për 2 orë, duke bërë selfie dhe duke pirë kafe.

Fituesi i Oskari 50-vjeçari, gjithashtu u shfaq i veshur thjeshtë, me një pallto të zezë dhe një çantë që e mbante në krahë.

Çifti filloi të takohej sërish në prill të vitit 2021, përpara se të fejoheshin në prill të këtij viti. Ishte përpjekja e dytë e “zogjve të dashurisë” në romancë pasi ata u takuan nga viti 2002 deri në 2004, gjë që çoi në një fejesë të dështuar.


Top Channel

Banner

Related posts

Personat të cilët kanë vështirësi të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë

admin

Teoria ‘e errët’ sugjeron se kërpudhat që dalin në lojën ‘Super Mario’ çelin nga ‘Mario të vdekur më parë’ (fotot)

admin

Mozzik pëson aksident, rrokulliset me veturë

admin

Leave a Comment