SHOWBIZ

Habit babai i Deas: Olta Gixhari fituesja morale, u tregua më burrë se burrat

I ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha i cili ka folur për vajzën e tij brenda shtëpisë së Big Brother.

Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni. Ajo ka komentuar edhe në lidhje me Oltën, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij Big Brother. E vlerëson lojën  e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.

Bujar Hoxha: Doja të përshëndesja një nënë që ka luftuar atje me një zemër të plagosur.

Blendi Salaj: E ke fjalën për Oltën.

Bujar Hoxha: Do ta thosha në fund emrin. Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin. Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin. U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë. Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.


Top Channel

Related posts

Nëse mendonit se fistikët kanë vetëm efekte pozitive, njihuni me efektet anësore që ata shkaktojnë!

admin

Tezja shkon të marrë mbesën në shkollë por e gjen duke qarë, rrah mësuesen

admin

Ndalimi i duhanit/ Ligji shkelet kudo nëpër lokale

admin

Leave a Comment