SHQIPËRI

Veliaj dhe Kumbaro presin Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Turizmin, Zurab Pololikashvili: Tirana, destinacion i turistëve!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, i cili ndodhet në kryeqytet për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, “FESTA – E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm dhe Mjedisor në Shqipëri”.

Veliaj e cilësoi forumin si një nga ngjarjet më të mëdha për turizmin, që ka ndodhur ndonjëherë në rajon. “‘Festa’ nis sot pasdite në orën 18.00 në Pallatin e Kongreseve. Jam fatlum sepse është një kënaqësi e veçantë që Tirana është epiqendër e këtyre aktiviteteve, në vitin kur jemi Qyteti Europian i Sportit. Folëm se si nga ky forum i rëndësishëm mund lindin disa ide të reja, si të punojmë për një forum të kryetarëve të bashkive për të promovuar turizmin urban dhe për t’i shfrytëzuar këto energji”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se Tirana është qyteti ideal për organizimin e këtij aktiviteti, pasi është kthyer në destinacion të turizmit. “Nuk mund të zgjidhnim qytet tjetër përveç Tiranës për ta bërë këtë sepse Tirana është kthyer në destinacion të turizmit. Problem kemi hotelet që duhet t’i shtojmë sepse ka më shumë kërkesë sesa ofertë, ndaj po punojmë bashkë. Më vjen shumë mirë që bëmë një kalendar plot me evente në turizëm, por edhe në promovimin e disa sektorëve, siç janë start up-et apo turistët nomadë, apo turizmi shëndetësor, ku në Tiranë i kanë të gjitha çfarë ju duhet”, tha Kumbaro.

Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili shprehu bindjen se ky aktivitet është vetëm fillimi i shumë projekteve të mëdha, që do vijojnë me fokus turizmin.

“Jemi të lumtur të jemi në Shqipëri dhe në Tiranë e të takojmë miq të mirë këtu. Jam i bindur se ky është fillimi i nisjes së projekteve të mëdha e i gjërave të veçantë, që ju po bëni këtu. Këto janë orët e para të miat në Shqipëri dhe në një orë kemi parë shumë gjera që po ndodhin në vend. Jam i suprizuar duke dëgjuar për projektet që ju po realizoni. Jemi këtu për të mbështetur nismat tuaja dhe për t’ju përgëzuar për lidershipin tuaj. Falenderime për ministren dhe kryebashkiakun dhe përfaqësues të lartë të rajonit nga Portugalia, Spanja dhe nga vende të tjera Europiane, vijnë në këtë event shumë të rëndësishëm. Jemi krenarë, jemi të vendosur të punojmë së bashkë”, u shpreh Pololikashivili.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit.


Top Channel

Related posts

“Përse Moska do Metën?”/ Spartak Ngjela për “Top Story”: Rusia është armiku ynë! E do për Shqipërinë

admin

Grushta e gota kokës, pamje nga sherri masiv në Tiranë ku u përfshi edhe një polic

admin

Kontrollet në shtëpinë e partneres së ish-ministrit, Berisha: Le të kontrollojë synduqet e gruas së Ahmetajt, por s’shpëton Rama nga afera e djegësve

admin

Leave a Comment