SHQIPËRI

Shqiptari që “zaptoi” zemrat e të huajve në Amerikë me ushqimet tradicionale

Ushqimet tipike shqiptare kanë “pushtuar” botën dhe kjo falë shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre në shtete të tjera.

Filip Kajtazi, sipërmarrës, tregoi në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se byreku më i preferuar është ai me mish, por shtoi se klientët amerikanë preferojnë edhe flinë që iu duket shumë e veçantë.

Ai tregoi se i kanë ardhur shqiptarë nga të gjitha vendet e botës vetëm për të ngrënë byrekun tradicional.

“Ai që preferoj unë më shumë është byreku me spinaq. Kur kemi ardhur në fillim, s’kemi pasur mundësi ekonomike, mishi ishte i shtrenjtë dhe nëna na bënte byrek me spinaq. Amerikanët e pëlqejnë shumë edhe flinë, që e shoqërojnë me kos. Vijnë shqiptarë nga Zvicra, Austria, Australia që të hanë byrekun tradicional dhe thonë se është njësoj sikur po hanë byrekun në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi sipërmarrësi.

Banner

Related posts

Shqetësim i madh për Shqipërinë rënia e natalitetit për dekadën e tretë me radhë

admin

“Arterie e gjelbër e zemrës së Fierit”, Rama publikon pamjet: Gjanica, në prag të një transformimi urban e mjedisor!

admin

Temperaturat e larta, Qeveria e këtij shteti fqinj miraton ndryshime

admin

Leave a Comment