SHOWBIZ

Foto/ Shakira largohet përgjithmonë nga Barcelona, babai i Gerard Pique e dëboi nga shtëpia

Shakira thuhet se është larguar përgjithmonë nga Barcelona pasi i është dhënë një ‘njoftim dëbimi’ nga babai i ish-it të saj Gerard Pique. 

Mediat spanjolle thonë se këngëtarja, 46 vjeçe, mori një letër ku i thuhej asaj dhe prindërve të braktisnin shtëpinë e familjes së ish-bashkëshortit të saj ose do të paguante një kompensim, pasi ajo performoi këngën e saj “diss” ndaj Pique dhe të dashurës së tij të re në shfaqjen e Jimmy Fallon muajin e kaluar.

Është banesa ku Shakira tha se i duhej të përballej çdo ditë me shtëpinë e vjehrrës së saj, e cila jeton aty pranë.

Mendohet se letra ishte shkaku i lotëve që ajo u pa duke derdhur në një dyqan në Nju Jork përpara kthimit të saj në Barcelonë.

Shakira nuk përmendi urdhrin e dëbimit në mesazhin e lamtumirës që postoi në Instagram pasi u fotografua duke u larguar nga kryeqyteti katalanas me dy fëmijët e saj për të filluar një jetë të re në Florida .

Ajo pritet të shijojë disa ditë pushime në një vend të panjohur me djemtë Milan, dhjetë vjeç dhe Sasha, tetë, përpara se të fillojnë në një shkollë private në veri të Miamit më 11 prill.