AKTUALE

Politikani pro serb, presidenti i ri i Malit të Zi, festë para selisë së “Evropa Tani”, provokojnë mbështetësit e tij: Kosova është Serbi!

Festë para selisë së partisë “Evropa Tani”, pasi Jakov Milatoviç arriti që të fitonte zgjedhjet përballë Milo Gjukanoviç. Siç raportojnë mediat serbe, përkrahësit e Milatoviç, një politikan pro serb, mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi”, dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”.

Qendra për Tranzicionin Demokratik tha se 58.9 për qind e zgjedhësve votuan për z. Milatoviç, ndërsa presidenti aktual, Milo Gjukanoviç fitoi 41.1 për qind të votave. Duke shpallur fitoren në selinë e lëvizjes së tij në Podgoricë, Jakov Milatoviç, 37 vjeçar, tha se kjo “është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet”.

Banner

Related posts

Xhaka për herë të tretë në ekipin e xhiros në Bundesligë, përgatitet për derbin e zjarrtë

Gjyla Halili

Rina Ajdari përkujton 11 Shtatorin

Gjyla Halili

IzetMexhiti nga Tetova: Me plot bindje ju them, ndryshimi ka filluar, nuk ka forcë që e ndal

Gjyla Halili

Leave a Comment