AKTUALE

Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, pasdite priten reshje shiu

Mëngjesi i sotëm është më i ftohti në Berovë me -1 gradë, kurse maksimalja 9 gradë është matur në Ohër. Sipas Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, zero gradë janë matur në Kodër të Diellit, tre në Kriva Pallankë, Lazaropole, Mavrovi Anovi dhe Strumicë, katër në Krushevë, Shkup-Petrovec, Shtip dhe Demir Kapi, gjashtë në Gjevgjeli, shtatë në Dibër, tetë në Dojran, Pretor, Kumanovë, Manastir, Tetovë, Prilep, Vinicë dhe Shkup-Zajçev Rid.

Moti sot do të jetë i vranët, duke filluar nga pjesët jugore me reshje shiu, të cilët në shumë vende pasdite dhe në mbrëmje do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 30 l/m2). Në male dhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore reshjet deri në fund të ditës do të kthehen në borë, ndërsa gjatë natës në këto zona pritet edhe formimi i mbulesës së borës. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 8 deri në 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët pasdite dhe gjatë natës me më shumë reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM IMAMIN E XHAMISË “ISA BEU” NË BERLIN

Gjyla Halili

Iftari te Kurti, Taravari: Është biseduar për të gjitha temat aktuale politike

Gjyla Halili

“Dispozitë në Kodin Zgjedhor për t’ju mundësuar qytetarëve të realizojnë të drejtën e votës”

Gjyla Halili

Leave a Comment