Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në një intervist për Institutin për media dhe analitikë duke folur për pritshmëritë e qeverisë për procesin e negociatave me BE-në bëri të ditur se plani i qeverisë është që deri në fund të kësaj dekade ti përmbushim të gjitha detyrimet dhe të jemi gati për në BE.
“Ne do ta vendosim vetë kornizën kohore, BE-ja nuk do të na bëjë presion që të bëjmë diçka brenda një periudhe të caktuar, nëse nuk jemi gati dhe nuk e pranojmë si detyrim. Pra, brenda afatit që do të vendosim dhe është në interesin tonë që të jetë sa më shpejt, ne do t’i përmbushim ato detyrime. Plani ynë është që deri në fund të kësaj dekade të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se pas përfundimit të skriningut në të gjitha klasteret, i cili pritet të jetë në nëntor të këtij viti, do të marrim një raport për secilin klaster. Mariçiq njoftoi se deri më tani ka përfunduar shqyrtimi për dy grupe që kanë të bëjnë me vlerat themelore dhe tregu i brendshëm, ndërkaq të hapur janë grupi i tretë që i referohet konkurrencës dhe rritjes gjithëpërfshirëse dhe grupi i katërt për axhendën e gjelbër dhe politikën e transportit.