SHQIPËRI

“U përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Biden”/ Rama reagon para gjyqit të Thaçit

Dy ditë para gjyqit në Hagë, kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shkruan në Twitter se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale” dhe se Thaçi dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës. nga vetë Biden.

A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”- shkruan Rama në Twitter.

 

Reagimi vjen dy ditë para fillimit të gjykimit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Procesi ndaj tyre pritet të fillojë të hënën me 3 prill në Gjykatën e Posaçme me seli në Hagë.

Ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u arrestuan në nëntor të vitit 2020. Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara prej saj, janë kryer midis afërsisht prillit të vitit 1998 dhe gushtit të vitit 1999 në një numër vendndodhjesh në Kosovë dhe Shqipëri.


Top Channel

Banner

Related posts

Arjan Çani: Rama po lobon që Kurti të shpallet non grata

admin

Samiti i Buchas, Xhaçka: Jemi bërë dëshmitarë të krimeve të kryera nga forcat ruse

admin

Klinaku thirrje institucioneve të Shqipërisë: Mos e ekstradoni Dritan Goxhajn në Hagë

admin

Leave a Comment