SHQIPËRI

Daçiq: SHBA-ja e porositi Kurtin se duhet ta formojë Asociacionin

epa08248296 Minister of Foreign Affairs for Serbia Ivica Dacic attends a joint press conference with Chinese Foreign Minister Wang Yi (not pictured) following their meeting at Diaoyutai State Guesthouse in Beijing, China, 26 February 2020. EPA-EFE/ROMAN PILIPEY / POOL / POOL

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë porositur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë më herët se si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet t’i kryejnë të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit dhe nuk është përballur me kërcënime deri më tani. Këtë që e kanë thënë amerikanët, nuk mund ta dëgjoni nga goja e evropianëve”, tha Daçiq për Televizionin Prva të Serbisë.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta, ai vlerësoi se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga “veprimet e njëanshme të autoriteteve në Prishtinë”.

“Prandaj tani, në vend të normalizimit në Kosovë, kemi përshkallëzim të dhunës”, tha Daçiq.

Ai shtoi se zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, janë zgjidhje, por se tani “është më e rëndësishme të qetësohet situata”.

Daçiq tha se qëllim i Beogradit është që serbët t’i kenë të drejtat e tyre.

“Ne jemi të gatshëm ta mbrojmë popullin tonë, por shpresojmë se nuk do të ketë nevojë për këtë”, tha Daçiq.

Komuniteti ndërkombëtar diplomatik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës, si dhe vendet tjera të shteteve të QUINT-it, e kanë bërë Qeverinë e Kosovës fajtore për tensionimin e situatës në veri të vendit.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë./REL/.

Banner

Related posts

Vrau me plumb në kokë vëllezërit për borxhin 200 mijë euro, kush është Eduart Kurti

admin

Me ftesë të Begajt, Presidenti austriak zbret nesër në Tiranë! Do të pritet me ceremoni zyrtare

admin

“Afera në clubet e Tiranës”/ Berisha: Rama do ta paraqesë Gonigal-in si turist seksi por kjo nuk do të ndodhë

admin

Leave a Comment