SHQIPËRI

Vuçiq për takimin me QUINT-in: Më mirë të mos them asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do të komentojë asgjë pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të QUNT-it.

“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUNIT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Presidenti i Serbisë, mëngjesin e së mërkurës, më 14 qershor, ka takuar përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së.

Takimi ka ndodhur një ditë pasi Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviq-Lunet në veri të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Millenkoviq ishte një nga organizatorët e sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan dy javë më parë.

Banner

Related posts

Policia në Lushnje shpëton vogëlushin që rrezikoi të binte nga kati i pestë

admin

Politikani ukrainas: Vuçiqi na kërcënoi për të mos e njohur Kosovën – e papranueshme

admin

Momenti kur pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë dy vajza nga mbytja në Shëngjin

admin

Leave a Comment