AKTUALE

66 gjoba për autobusët që kryejnë transportin e nxënësve

Banner

Shkup, 31 mars – Gjatë ditës së djeshme (30.03.2023) në periudhën prej orës 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 66 kundërvajtje, nga të cilat 10 për hyrje të paligjshme në komunikacion, nëntë për vozitje pa leje, gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Tetë automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. “Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thonë nga MPB Maqedoni

Banner

Related posts

Institucioni Nacional Ansambli Muzikor i RMV – Tetovë / Faton Ahmeti : Moment historik për Tetovarët dhe të gjithë shqiptarët

Gjyla Halili

Referendum për shkarkimin e kryetarëve të komunave, Qeveria e RMV-së miratoi ndryshimet ligjore për pushtetin lokal

Gjyla Halili

Mexhiti me APEL: Alternativa e re jemi ne, ejani të ndërtojmë një traditë të re politike

Gjyla Halili

Leave a Comment