AKTUALE

Osmani- Shalenberg: Zgjerimi i BE-së është leva më e rëndësishme gjeostrategjike e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me ministrin për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksander Shalenberg.

“Përkrahja e vazhdueshme e Republikës së Austrisë për anëtarësimin e shtetit në BE është reflektuar në të gjithë sektorët, jo vetëm në marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, por edhe në bashkëpunimin dinamik sektorial”, theksoi ministri Osmani.

Duke pasur parasysh se Austria është vendi numër një për nga numri i investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, të dy bashkëbiseduesit shprehën pritjet që kapacitetet e kompanive austriake të pranishme në tregun tonë do të vazhdojnë të rriten edhe në periudhën e ardhshme, informon MPJ-ja.

Ministri austriak ka rikonfirmuar qëndrimin e fortë të Vjenës zyrtare për integrimin sa më të shpejtë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se zgjerimi i BE-së është aspekti më i rëndësishëm gjeostrategjik i BE-së.  Në këtë kontekst, e përshëndeti agjendën e reformave të Qeverisë me theks në ndryshimet e ardhshme kushtetuese.

Të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi aktivitetet në kuadër të kryesimit tonë me OSBE-në dhe mbështetjen e Austrisë në përballjen me sfidat aktuale të Organizatës.

Ndryshe, në takim u bë fjalë edhe për situatën aktuale në rajon e cila ka pasoja për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe të Evropës. U theksua kryesimi aktual i vendit tonë dhe me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), si dhe me SHBA- Karta e Adriatik (A5), me çka u vlerësua pozitivisht roli i Maqedonisë së Veriut si palë aktive në gjenerimin e stabilitetit dhe paqes në kontekst të gjerë rajonal.

Related posts

Apasiev i Levicës: UÇK dhe BDI në këmbë për Bujarin, ne po dështojmë

Gjyla Halili

Shtegtuam por kurrë nuk të haruam,Malësi po vijmë për të triumfuar

admin

Bfi takon Kryetarë të qendrave Islame në Diasporë

admin

Leave a Comment