AKTUALE

50 euro rritje të rrogës për punonjësit e policisë

Policia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rritje të pagave për 3.086 denarë, rritje e paralajmëruar nga vetëm ministri Oliver Spasovski.

“Me vendimin në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarë për të punësuarit në shumë bruto, duke filluar nga paga për muajin mars të vitit 2023, e cila do të paguhet në muajin prill”, deklaroi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi që kjo rritje vjen pas bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, ndërsa rikujtoi që kjo është rritja e katërt e pagave për të punësuarit në MPB.

“Poashtu, duke falënderuar punën e mirë dhe kursimet në Buxhetin, deri më tani kemi paguar bonus paga për punë mbi 150 orë punë jashtë orarit të punës në nivel vjetor gjatë viteve 2017, 2018. 2019, 2020, 2021, kurse për momentin janë duke u grumbulluar të dhënat për vitin 2022, e cila bonus pagë do të jetë 22.928 denarë”, paralajmëroi Spasovski.

Banner

Related posts

Kurti darkon me Ashtonin: Përballemi me shumë çështje të njëjta si para 10 vjetësh

admin

Qeveria shpërblen 22 sportistë, që të gjithë maqedonas e asnjë shqiptar

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në Pllasnicë: Jemi përballë pushtetit që zhbën të arriturat e dy dekadave

Gjyla Halili

Leave a Comment