SHQIPËRI

Vizita e presidentit të Austrisë/ Me homologun shqiptar diskutime për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Presidenti Austrisë Alexander Van der Bellen ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare nga ku u prit prej presidentit të republikës Bajram Begaj.

“Ndamë bindjen se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve. Shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”– tha Begaj.

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen mbajti qëndrimin e tij për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Ai e cilëson dialogun mes dy vendeve si mjaft të vështirë, por shprehet se ato e kanë kuptuar se pa marrëveshje nuk kanë një të ardhme në Bashkimin Evropian. Sipas tij negocatia në Ohër të ndërmjetësuar nga BE do të jetë guri themelor për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Paçka se nuk kishte një firmë në marrëveshje, presidenti Austrisë theksoi se kjo patjetër që është një afrim në këtë proces që nuk duhet nënvlerësuar.


Top Channel

Related posts

Rrugët në Greqi kthehen në “lumenj të rrëmbyeshëm”, njerëzit shpëtojnë njëri-tjetrin

admin

Flasin familjarët e 37-vjeçares që u vra nga kunati: E kishte kërcënuar dhe më parë

admin

Aksidenti tragjik në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur

admin

Leave a Comment