SHQIPËRI

Berisha dënon sulmin me armë ndaj rojës së sigurisë në Top Channel: Një akt kriminal i shëmtuar!

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka dënuar sulmin me armë ndaj personelit të sigurisë në Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit, Pal Kola.

Duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel, Berisha thekson se akti kriminal është një tjetër dëshmi e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend.

Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”- shkruan Berisha.


Top Channel

Banner

Related posts

Berisha në zgjedhje me koalicion/ Pas humbjes së vulës, rithemelimi do regjistrohet me Partinë e Metës dhe të Dules

admin

“Gjak dhe mbi 100 të shtëna”, grekët kërkojnë ndihmë nga Gjermania për zbardhjen e masakrës së Athinës

admin

I fshehu fletët e votimit poshtë tavloninës, kapet “mat” kryetarja e Komisonit në Tiranë

admin

Leave a Comment