AKTUALE

Sonte pas mesnate fillon llogaritja verore e kohës

Sonte pas mesnate, në orën 2 do të fillojë llogaritja verore e kohës, me çka akrepat e orës duhet të zhvendosen një orë para, përkatësisht nga ora 2 në orën 3.

Llogaritja verore e kohës do të jetë në fuqi deri më 29 tetor, në orën 3.

Kalimi në orën verore dhe dimërore të kohës për herë të parë është bërë në vitin 1916, në vendet e veriut, për kursim të energjisë.

Llogaritja verore në ish Jugosllavi dhe më pas edhe në Maqedoni, është vendosur më 27 mars të vitit 1983.

Nga vitit 2002, Bashkimi Evropian, si dhe vendet e tjera në Evropë, përcaktuan se, fillimi i llogaritjes verore fillon të dielën e fundit në mars dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit.

Banner

Related posts

Produktet ushqimore janë shtrenjtuar nga 35-70%

Gjyla Halili

Fronti Europian: Presione skandaloze të hapura politike mbi Gjykatën Administrative nga humbësit e zgjedhjeve

Gjyla Halili

SKLLAVI APO DIKTATORI

Gjyla Halili

Leave a Comment