AKTUALE

“Mbi 250 prokurime sekrete që varen nga kryeministri”, denoncimi i Berishës: 9 muajt e parë të 2022 janë vjedhur e shpërdoruar nga qeveria dhe administrata 122 mld lekë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se korrupsioni është një nga faktorët më shkatërrimtarë për demokracinë. Ai tha se sot ka mbi 250 prokurime sekrete që varen nga zyra e kryeministrit.

 

 

Berisha citoi raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit në 9 muajt e parë të 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga qeveria dhe administrata 122 mld lekë. Sipas tij, prokuroria është kthyer në një sektor të PS-së.

 

“Shqipëria në vitin 2010 u bë vendi i parë në botë, që vendosi sistemin dixhital të plotë në prokurimet publike. OKB e certifikoi sistemin tonë dhe i dha Shqipërisë një çmim botëror për këtë hap të rëndësishëm për transparencën.

Pjesëmarrësit në garë nga 8400 që ishin në një vit, arritën në 56 mijë gjatë vitit të prokurimit, pra ishte e hapur. Fondi i përgjithshëm i shpenzuar ishte 25% më i ulët. Sot sistemi ekziston, por sot bëhen tenderë sekretë. Nëse çdo vend i kufizon në shkallën më maksimale tenderat sekretë, kjo i ka rritur me 25 herë dhe janë mbi 250 prokurime sekrete që varen direkt nga zyra e kryeministrit.

Duhet të ndalojmë çdo lloj prokurimi pa garë të hapur, kushti më themelor së pari. Së dyti, në vitin 2012 bëmë një betejë të madhe për të hequr imunitetin për korrupsionin. A pati efekt kjo? Mendova se bëmë një gjë shumë të madhe, u gabova sepse kjo maxhorancë e ka vendosur në një kontroll të plotë prokurorinë, e ka shndërruar në një sektor të PS-së.

Sipas KLSH, në 9 muajt e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga qeveria dhe administrata 122 miliardë lekë, mbi 1.1 mld euro, 30 % më shumë se gjithë fondi i pagave në Shqipëri. Pothuajse askush nuk është dënuar për këto, sepse dënimet i kontrollon kryeministri”, tha Berisha.

Related posts

Qeveria e RMV-së: 6 milion denarë ndihmë për Turqinë, ekipe shpëtimi dhe të Armatës

admin

VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË DEÇANIT Z. BASHKIM RAMOSAJ

Gjyla Halili

VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve

Gjyla Halili

Leave a Comment