Të gjithë e kanë kuptuar se Britania nuk është aktualisht në situatën më të mirë financiare, teksa të gjitha anët e ekonomisë po dëmtohen nga kriza e çmimeve dhe e energjise.
Që prej faturave të fryra të gazit dhe energjisë elektrike apo ato të ushqimeve në market, qytetarët thonë se janë të zemëruar për kostot e jetesës, shkruan rrjeti vendasladBible.
Një nga sektorët e prekur nga klima e keqe ekonomike është dhe industria e strehimit, me çmime të larta prej numrit të madh të njerëzve në kërkim të banesave.
Kërkesa e madhe për shtëpi me qera ishte shumë e dukshme për këtë shtëpi të vogël në Lindje të Londrës, ku një radhë e gjatë njerëzish u formua në takimin e lënë nga i zoti për të parë kushtet e ofruara.
Një nga qiraxhinjtë e mundshëm Adeel Hasnain, tha se kishte ardhur nga Harrow në veri të Londrës për të parë shtëpinë që jepej me 1,200 paundë në muaj, teksa shtonte se u shokua kur pa sesa shume njerëz ishin mbledhur.
Ai postoi videon e masës së madhe të njerëzve në Twitter, që sipas përdoruesve dukej si një ‘ekskursion shkollor’.
Hasnain foli me rrjetin Romford Recorder për kërkimin e tij për shtëpi në Londër.
“Është bërë shumë e vështirë të gjesh një shtëpi me një çmim që mund ta përballosh. Jam duke kërkuar prej një muaji dhe nuk kam bërë shumë progres”.
Komentuesit thonin se qiraja e kërkuar ishte shumë e arsyeshme për një shtëpi me dy dhoma gjumi në këtë vendndodhje.
Kjo pasi sipas indeksit të Rightmove, qiraja mesatare në Londër per nje shtëpi te kësaj mase në qershor ishte minimumi 2000 paundë në qershor.
Shtëpia ishte pesë minuta larg në këmbë nga stacioni i metrosë, ashtu si dhe nga baret e restorantet e zonës.
Sipas raportimeve, pas më shumë se 50 ofertave, shtëpia ishte dhënë me qera për 150 paundë më shumë se çmimi fillestar.
Top Channel