AKTUALE

Më i paguari në Maqedoni: Tregtari i duhanit, i cili merr rrogë 146 mijë euro

(Analizë nga portali ekonomik Pari: Cilat ishin fitimet dhe pagat në tregtinë e duhanit në kulmin e pandemisë?)

Lajmi për të ardhurat më të mëdha që raportohen në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe që ky institucion i shpall çdo vit, ngjall vëmendjen e madhe të opinionit. Ajo që drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska, e kishte njoftuar në mars është se pagën më të lartë bruto vjetore në vitin 2021 e ka pasur një qytetar nga Shkupi, njofton pari.mk, transmeton PRESSonline.mk

Paga është realizuar në aktivitetin e tregtisë me shumicë të produkteve të duhanit dhe në nivel vjetor arrin në 122,3 milionë denarë (rreth 2 milionë euro). Kjo do të thotë se shuma mujore e pagës bruto është 10,2 milionë denarë, ose rreth 166.000 euro. Nga kjo shumë është zbritur tatimi prej 10 për qind, si dhe kontributi për sigurim pensional dhe shëndetësor, i cili nuk paguhet në të gjithë shumën, por baza më e lartë për llogaritjen e kontributeve nga sigurimet e detyrueshme shoqërore në vitin 2021 është 658.256 denarë.

Kështu, edhe pas gjithë këtyre heqjeve, sipas llogaritjes së portalit Pari, dikush nga sektori i duhanit ka pasur pagë neto prej 9 milionë denarë, ose rreth 146.000 euro. Njëkohësisht ka paguar 184.311 denarë, ose gati 3.000 euro, për sigurim pensional dhe shëndetësor, si dhe kontribute tjera (në rast të papunësisë dhe në rast sëmundjeje profesionale), ndërsa ka paguar rreth një milion denarë, ose mbi 16.000 euro tatimin për të ardhurat personale.

Në “kërkim” për kompaninë që i ka sjellë dikujt këto të ardhura nga punësimi për vitin 2021 (për vitin e fundit rezultatet do të publikohen në mars 2024), portali Pari në bashkëpunim me Rrjetin e Biznesit, zbulon të dhënat për kompanitë. me aktivitetin e tregtisë me shumicë me prodhimet e duhanit me pagat mesatare më të larta, por do të shikojmë edhe ato me fitimet dhe të ardhurat më të larta. Po ashtu po kontrollojmë kompanitë që prodhojnë duhan, të cilat njëkohësisht duhet të kenë një aktivitet tregtar të regjistruar, sepse duhet ta shesin atë që prodhojnë. Mirëpo, rikujtojmë se sipas raportit nga DAP theksohet aktiviteti i tregtisë së produkteve të duhanit… Natyrisht po ashtu theksojmë se ky hulumtim nuk i jep përgjigje qind për qind pyetjes: Kush ka marrë rrogë prej 146.000 euro në një kompani për tregti me shumicë të produkteve të duhanit?

Kompanitë e shitjes me shumicë të duhanit me pagat mesatare më të larta në 2021

Administrata e të ardhurave publike është e obliguar për sekret tatimor dhe nuk mund ta zbulojë emrin e qytetarit të Shkupit, i cili gjatë vitit 2021 ka marrë 122,3 milionë denarë në emër të pagave. / PRESSonline.mk

Related posts

Dr. Ilir Hasani referoi në kongresin më të madh shkencor të traumatologjisë – SICOT

Gjyla Halili

Kronika satirike/ “Edepsezër, jezitër”, Gjekmarkaj zbulon fjalimin e Babos në Asamble: Tezja ia jep vajit me oi oi, Niko nikoqirit i bie të fikët, Elisa rri në ajër…

admin

Lladrovci takon pjesëtarët e KFOR-it, shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit

admin

Leave a Comment