SHQIPËRI

Rama takohet me Tasulas, kreu i parlamentit grek: Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Në vijim të vizitës së tij në Athinë, kryeministri Edi Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me  kryetarin Konstandinos Tasulas.

Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.

Rama e falënderoi për pritjen dhe vlerësoi rolin e Greqisë në rrugën euroiane të Shqipërisë.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës dhe Serbisë propozimin nëntë-pikësh

admin

Shtyhet për të disatën herë gjyqi për ish-ministrin Saimir Tahiri

admin

Skandali seksual i Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku kërkon lirinë në Apel, të premten seanca

admin

Leave a Comment