AKTUALE

Ali Ahmeti: Sot vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje sot në Ohër do të jetë historike.

Ahmeti, në një intervistë për media tha se sot do të vendoset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe rajonit.

“Unë këtu kam ardhur me shumë miq dhe bashkëmendimtar për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje historike. Të presim mbase kjo do të ndodhë”.

“Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe gjithë rajonin, për paqen dhe stabilitetin. Këtu vendoset ardhmëria e shqiptarëve dhe rajonit” tha Ahmeti.

Banner

Related posts

“Në familjen time flasin te gjitheshqip”, Can Yaman flet për origjinën e tij shqiptare

Gjyla Halili

Nisin takimet e grupeve të punës OBRM-PDUKM-VLEN, Azir Aliu: Do flasim për metodologjinë e punës, për resorët

Gjyla Halili

Filantropi Lazim Destani,anëtarë nderi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

admin

Leave a Comment