AKTUALE

Arratisje si në filma në pikën kufitare “Bllacë”, policia arrestoi shtetasin e Kosovës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një i ri nga Kosova ka tentuar të arratiset nga pika kufitare “Bllacë”, pa u ndaluar në pikën për kontroll të policisë dhe doganës, përcjell TV21. MPB bën të ditur se pas masave të ndërmarra, 25-vjeçari është arrestuar në Bllacë të Poshtme. TV21

“Më datë 15.03.2023, në ora 04:55, I.D.(25) nga Kosova, i cili drejtonte automjetin “Seat” me targa të Shkupit, nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar “Bllacë” është privuar nga liria. Gjegjësisht, rreth orës 04:45 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë hyrjes në shtet, nuk është ndalur me veturën në policinë kufitare apo kontrollin doganor dhe ka tentuar të arratiset për në Shkup, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë, në rrugën për Bllacë të Poshtme, është gjetur dhe ndaluar”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Gjyla Halili

Jo zbarkim i Policisë në veri pa lejen e KFOR-it”, konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë

admin

SHKËNDIJA BOX solli spektaklin e boksit në Tetovë : Turneu Ndërkombëtar “Tetova n’Festë” solli duele të forta dhe shpalli kampionët e mbrëmjes

Gjyla Halili

Leave a Comment