AKTUALE

Vizitë në shkollën fillore komunale në Ladorisht

Konsulli i Përgjithshëm z. Agim Krasniqi vizitoi sot shkollën fillore komunale “Ashim Agushi” në fshatin Ladorisht të Strugës.
Në një takim të përzemërt me drejtoreshën znj. Atixhe Ajro dhe stafin e saj, u bisedua për çështjet lidhur me procesin mësimor dhe vështirësitë përcjellëse si dhe për zvogëlimin e konsiderueshëm të numrit të nxënësve i cili ka marë përmasa të një dukurie për shkak të largimit familjar në shtetet e perëndimit.
Z. Krasniqi në bisedë e sipër informoi për funksionimin dhe aktivitetet që zhvillon Konsullata e Përgjithshme, gjë që ishte një nga pyetjet e parashtruara në takim. Në mes tjerash, gjatë bisedës u shtruan edhe tema të ndryshme për aktualitetin politik, për bashkëpunimin në rrafshin arsimor në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, binjakëzimin e shkollave mes shkollave të Kosovës dhe shkollave të Strugës e gjetiu.
Në fund, Konsulli i Përgjithshëm përgëzoi stafin për punën e çmuar që bëjnë në edukimin e brezave të rinjë si dhe falënderoi për pritjen shumë mbresëlënëse nga stafi e sidomos nga një grup nxënësish të shkollës që shkëlqyen në veshjet kombëtare.

Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo

Related posts

Bytyqi: 5300 vende pune janë mbushur nga punëtorë të huaj, kryesisht nga Turqia

admin

Antikorrupsioni ka nisur hetim për udhëtimet e zyrtarëve të RMV-së në Uashington

Gjyla Halili

Komunikacioni në rrugët zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata

Gjyla Halili

Leave a Comment