AKTUALE

U mbajt takimi i parë i drejtorëve politikë të ShBA-Karta e Adriatikut

Banner

Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me ShBA–Karta e Adriatikut (A5), në Shkup, u zhvillua takimi i parë i përbashkët i drejtorëve politikë dhe të mbrojtjes nga ministritë e punëve të jashtme dhe ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare dhe vëzhguesve të Kartës.

Kryesimi ynë përkon me 20-vjetorin e themelimit të kësaj iniciative, ku në takim u përshëndetën arritjet e deritanishme të A5 të reflektuara në anëtarësimin përkatës të katër vendeve të Kartës në Aleancën e NATO-s. Prandaj, në fokus të bisedimeve në takim ishin mënyrat e rivitalizimit dhe përshtatjes së iniciativës me realitetin e ri të sigurisë dhe dinamikën aktuale rajonale. Qëllimi është të forcohet roli politik i Kartës dhe të krijohen mekanizma të rinj për adresimin përkatës të sfidave aktuale të sigurisë në rajon.

Në të njëjtën kohë, në takim u diskutua edhe për pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë ndaj rajonit, me theks të veçantë në kërcënimet kibernetike dhe hibride, cenueshmërinë e infrastrukturës kritike dhe ballafaqimin me dezinformatat. U shqyrtuan mënyrat për të forcuar rezistencën përmes veprimit dhe bashkëpunimit të përbashkët.

Gjithashtu, është miratuar edhe Plani i Veprimit i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut, ShBA-Karta e Adriatikut në vitin aktual. A5 është një forum unik bashkëpunimi, i cili përveç vendeve të rajonit, në radhët e tij ka edhe ShBA-në si partner strategjik. Më konkretisht, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë anëtarë të Kartës, ndërsa Serbia, Sllovenia dhe Kosova kanë statusin e vendeve vëzhguese. E themeluar në vitin 2003, kjo organizatë ka gjeneruar siguri dhe stabilitet në këtë pjesë të Europës për dy dekada.

Banner

Related posts

Blerant Ramadani uron Muhamed Elmazin për fitoren në Saraj: I dëshiroj sukses!

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj në New York, në festën e organizuar për nderë të 113 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë

Gjyla Halili

Ahmeti nga Dibra: Askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të popullit, pa popullin!

Gjyla Halili

Leave a Comment