AKTUALE

Graf: Presim që Maqedonia do të thjeshtësojë dhe përshpejtojë procedurat burokratike

Kompanitë gjermane e shohin vendin si një mundësi të mirë për investime, por edhe si një vend të përshtatshëm për të transferuar prodhimin e tyre nga ato vende që janë të pasigurta për shkak të konfliktit ruso-ukrainas. Megjithatë, ata vazhdojnë të kenë vërejtje për procedurat burokratike që nuk janë mjaftueshëm të shpejta, shkruan PRESSonline.mk .

Siç tha sot, u.d. Ambasadori i Gjermanisë Oto Graf, kushdo që drejton një biznes dhe prodhon, ka interes që procedurat të jenë sa më efikase. Ai vendi që ofron këtë do të tërheqë investitorë.

“Shpresojmë se Maqedonia do t’i thjeshtojë dhe përshpejtojë të gjitha procedurat. Për të gjitha kompanitë gjermane këtu, Maqedonia është një vend i mrekullueshëm për prodhim. Agresioni rus bëri që prodhimi të zhvendosej diku tjetër. Maqedonia është vend i preferuar për transferimin e prodhimit, dhe një nga arsyet është se është anëtare e NATO-s dhe ka një avantazh të caktuar në aspektin e sigurisë, tha Graf pas takimit të delegacionit të biznesit gjerman me Zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi. / PRESSonline.mk

Banner

Related posts

Demiri: Terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”, nuk do të ketë inçizime pa radhë

Gjyla Halili

Dita e dytë e Samitit “Maqedonia 2025”

Gjyla Halili

Atdhetari Luan Veliu: 2 nëntori – dita kur Ali Ahmeti do të nderoj heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe do të festoj fitoren kombëtare të shqiptarëve

Gjyla Halili

Leave a Comment