AKTUALE

Berisha iu bashkohet festimeve të Ditës së Verës, provon ballokumet e Elbasanit dhe vendos veroren

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që t’i bashkohet festimeve sot në Elbasan, që është dhe qyteti simbol i festimit të Ditës së Verës.

Sapo ka zbritur nga automjeti, Berisha është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, me thirrjet; ‘o yll’, “Berisha, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”.

Ndërkohë, që ish-kryeministri është pritur siç e ka dhe tradita nga disa vajza të veshura me kostume popullore, me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen, të cilën e ka provuar, ndërsa i kanë vendosur dhe një verore në dorë, simbolikë e kësaj feste.

“Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar. Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër.”, tha Berisha.

Banner

Related posts

Lindon Gjelaj uron qytetarët për 20-vjetorin e Pavarësisë së Malit të Zi

Gjyla Halili

Gjeloshaj dhe Dukaj mbyllin tre kapituj të Malit të Zi drejt BE-së

Gjyla Halili

Taravari shpreh ngushëllimet për vdekjen e Lindita Ahmetit: Humbëm një poete dhe njeri të rrallë

Gjyla Halili

Leave a Comment