KOSOVË

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Tiranë, humb jetën kamerierja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minuta në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Si pasojë e të shtënave me armë një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur kamerierja e lokalit. Po ashtu raportohet edhe për dy të plagosur që janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe se cilët janë autorët. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, raporton abcnews.

Banner

Related posts

Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të rishkruajë historinë

admin

Meloni u ngrys pas videos së turistëve që nuk paguan

admin

Drafti i Edi Ramës për Asociacionin, “tekst serioz“ për BE-në

admin

Leave a Comment