AKTUALE

KQZ shqyrton 2 kërkesat për regjistrimin e PD, përfaqësuesi i Berishës: Dosja jonë është e plotë, i ka të gjitha tagrat ligjore për tu rregjistruar në zgjedhje

Indrit Sefa: Ne jemi në rregull, dokumenti ynë është në rregull.

 

Ledio Nurja: Të regjistrueshme janë vendimet e kuvendit kombëtar të PD të mbajtura më 17 korrik. Vendimet e Kuvendit janë një sërë vendimesh. Kundër këtij vendimi është bërë një ankim nga Alibeaj.

Kundër këtij vendimi ka reaguar edhe kjo gjykatë. Vendimi i shkallës së parë i gëzon ende efektet. PD ka detyrimin publik të paraqesë kërkesën në KQZ sipas nenit 64, konstatojmë se gjendja aktuale e saj nuk pasqyron të jetë në rregjistrin e partive politike. Ne sjellim disa argumente, se duhet të rregjistrohemi sot pasi Kuvendi i datës 11 dhjetor dhe statusi i PD sipas dispozitave të ligjit janë ende të rregjistrueshëm. Ne kërkojmë rregjistrimin e PD në zgjedhje, në përputhje me nenin 64 të Kodit Zgjedhor.

 

Kolegu i tij: Nuk është fleta e partive politike që e bën dikë kryetar por është anëtarësia. Këtu kemi 2 dosje për të shqyrtuar, ne gjykojmë se dosja jonë është e plotë. Nuk mundet që të rregjistrohet ish kryetari vetëm se ka emrin aty. Berisha i ka të gjitha tagrat ligjore për tu rregjistruar në zgjedhje. KQZ i ka të gjitha mjetet për të vendosur mbi të drejtën.

 

Indrit Sefa: Më vjen mirë që jemi hapur dhe në debatin gjyqësor. Kërkoj një kopje të praktikës së Berishës, ta shoh.

Banner

Related posts

Prokuroria pret aktvendimin për spitalin modular

Gjyla Halili

Bastisje në Shkup, policia e arreston një person për posedim të armëve

admin

Mickoski me tërë kabinetin qeveritar në Bërvenicë, a po e thyen heshtjen zgjedhore?!

Gjyla Halili

Leave a Comment