AKTUALE

OBRM-PDUKM: Zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSDM-së kanë akomoduar të afërmit dhe miqtë e tyre partiakë në organet e drejtësisë dhe prokurorisë

LSDM dhe BDI kanë 7 vite në pushtet në Maqedoni, ndërsa korrupsioni ka metastazuar për 7 vjet. Këtë e tregon raporti i fundit i Transparency International, i cili e rendit Maqedoninë në nivelin e Trinidad Tobago dhe Moldavinë, përkatësisht në vendin e 76-të. Meqë ra fjala, Maqedonia me 42 pikë indeksi nuk ka shënuar pothuajse asnjë progres në vitin e kaluar, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Ajo që konstatojnë në raport është se ndryshimet në Kodin Penal krijuan pengesë në luftën efektive kundër korrupsionit. Por çfarë mund të pritet nga një qeveri e korruptuar si ajo e BDI-së dhe LSD-së, përveç pengimit të luftës kundër krimit. Atyre nuk u mjaftoi kjo, ndaj bënë një partizim dhe presion serioz në drejtësi, të cilin e çuan në vetëm 1% besimin e qytetarëve. Ky procesverbal famëkeq tregon se për të mos mbajtur përgjegjësi, zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSD-së kanë akomoduar të afërmit dhe miqtë e tyre partiak në gjyqësor dhe prokurori, që biznesi i tyre të “lulëzojë”.

Në fund të fundit, treguesi më i mirë i gjendjes në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit është raporti i KE-së, i cili bën një viviseksion të plotë të pushtetit kriminal të BDI-së dhe LSD-së”, thekson OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se në Maqedoni nuk ka qenë kurrë më keq se tani me qeverinë e BDI-së dhe SDS-së.

Banner

Related posts

Blerim Osmani emërohet drejtor organizativ në Spitalin klinik të Tetovës

admin

Zgjerohen grindjet brenda koalicionit qeverisës! Pas pakënaqësive në VLEN, grinden edhe Milloshoski dhe Fillkovi

Gjyla Halili

Sanksionohen 162 shoferë në Shkup

Gjyla Halili