Çka është vallë ky koridor, për të cilin një glob i tërë me Ali Ahmetin dhe Amerikën në ballë, i gëzohet çdo shqiptar, atdheshës e çlirimtar i vërtetë!
Trupit të Atdheut tonë më 8 Mars 2023, i është shtuar një arterie e re, një arterie e madhe, e cila do shkojë duke furnizuar çdo pëllëmbë të Atdheut të Skënderbeut, duke e bërë sa më të begatë, e sa më përparuar e sa më të zhvilluar gjeografine fizike të vendit!
Rrugët e një vendi janë sikur damarët e gjakut të një trupi!
Pararendëse e këtij ndryshimi radikal dhe evenimenti shekullor në Maqedoninë e Veriut, është Ushtria Çlirimtare Kombëtare, është themeluesi e Kryekomandanti i sajë, është Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, është gjaku i derdhur për liri i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, por është edhe lufta heroike e qindra dhe mijëra luftëtarëve kombëtar, me penë, me burgje politike e me pushkë çlirimtare kombëtare në dorë!
Arkitekte e Koridorit 8, këtij evenimenti shekullor është partia politike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, është kryethemeluesi i sajë, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Ali Ahmeti, është unikat, është i padëgjuar dhe i paparë!
Edhe popujt dhe kombet tjera me qytetrim të lashtë e kanë për admirim figurën markante të këtij biri të madh e të pa njohur të formatit të tij nga historia kombëtare shqiptare dhe ajo njerëzore botërore!
Populli, Atdheu e Kombi ynë është me fat që e ka Ali Ahmetin djalë të tij, që e ka ushtar dhe komandant legjendar të gjallë!
Arteriet kardinale te komunikacionit rrugor kanë emra si: Rruga e Kombit, Ibrahim Rugova dhe Arbër Xhaferi, ka ardhur koha që emri i katërt dhe i fundit i arterieve super të mëdha që lidhin popuj e shtete, ta ketë emrin KORIDORI 8 ALI AHMETI!
Herdokurë do ta ketë këtë emër edhe de jure, sepse de fakto e ka qysh kur është vendosur në mendjen e Tij të shëndoshë e largpamëse, që projekton të ardhme të ndritur, të begat, të zhvilluar e të lulëzuar të Atdheut!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Mars 2023!