AKTUALE

Delegacioni i BFI-së merr pjesë në trajnimin për fetva në Stamboll.

Semir ef. Fazliji, në cilësinë e përfaqësuesit të Myftinisë së Tetovës, merr pjesë në trajnimin për fetva të hoxhallarëve nga Ballkani, organizuar nga Imam Hatip – UMAD në bashkëpunim me “Unionin Botëror të Dijetarëve Muslimanë” në Stamboll.Trajnimi u hap nga profesori i njohur shqiptar, Prof. Dr. Hajredin Hoxha, që më pas, përfaqësuesit ta kenë nderin të përfitojnë nga dituria e kryetarit të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Prof. Dr. Ali Karadagi, si dhe nga dijetari i shquar Prof. Dr. Rifat Mithati.Ky trajnim do të zgjasë gjatë gjithë javës ku do të prezantojnë edhe dijetarë të tjerë me renome botërore me temat dhe diskutimet e tyre që do të rris edhe më tepër vlerën dhe përfitimet shkenëcore nga ky organizim.Vlen të theksohet që në këtë organizim të BFI-së nga myftinitë e tjera të Maqedonisë marin pjesë hoxhallarët Shaban Neziri, Muamer Rexhepi dhe Nusret Fazliu.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Tetova në këmbë, për gjuhën shqipe, flamurin shqiptar, identitetin tonë kombëtar.

Gjyla Halili

Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë

Gjyla Halili

Koncert tradicional i Shka ” Jehona e Malësisë”/ Bajram Rexhepi: Kultura është zemra e identitetit të një kombi

Gjyla Halili