AKTUALE

ShF “Bajram Shabani” Kumanovë në ditën e 7 Marsit nderon mësimdhënësit në pension

ShF “Bajram Shabani” Kumanovë në ditën e 7 Marsit nderon mësimdhënësit në pension

Me rastin e festës së 7 Marsit, shkolla fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë ka organizuar një program artistik për mësimdhënësit që janë në pension të merituar.

Drejtori i shkollës, Mustafa Ebibi i ka faleminderuar të gjithë ata për pjesëmarrjen e sotme si dhe për kryerjen e misionit të tyre të shenjtë si mësues.

Në një atmosferë përplot emocione , përpos programit të shaqur nga nxënësit e shkollës, arsimtarët e pensionuar u çmallën duke evokuar kujtime për vitet e kaluara në shkollën ndër më të vjetrat në RMV. Në këtë manifedtim ishin prezent edhe pishtarja e arsimit shqip Rgaibe Osmani, pastaj arsimtarët Adem Bajrami, Reshat Latifi, Sami Ganiu, Samet Ymer, Sami e Berajete Zeqiri, Selvete Rrustemi, Isa Afuzi, Elmi Rexhepi, Ridvan Rrustemi, Vaxhid Osmani, Hulusi Saliu , Melaim Ramadani si dhe pensionist më të rinjë.

Ky gjest i drejtorit Mustafë Ebibi u përshëndet nga të gjithë, gjë që e potencoi edhe pishtari i Arsimit Reshat Latifi, i cili tha se kjo ndodhë për herë të parë që një drejtor ti ftojë arsimtarët e pensionuar.

Related posts

Vazhdon paqartësia me Ilire Dautin! Partia ia ka lënë në dorë që të vendos çfarë do të bëjë pas interpelancës

Gjyla Halili

Në kohë dhe pa ndërprerë filloi votimi në Prilep

Gjyla Halili

Unë jam Ilire, nuk jam Taravar!

Gjyla Halili

Leave a Comment