SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Nga sëmundja te dyshimi për Kiarën, shokët e Luizit: Ja si e njohim jashtë!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar dy miqtë e Luiz Ejllit, një prej protagonistëve të BBV.

Ata surprizuan konkurrentin në spektaklin e kaluar, ndërsa sot zbuluan më shumë detaje nga marrëdhënia me mikun e tyre të fëmijërisë.

Ata e përshkruan Luizin si një djalë energjik dhe plot humor që e kanë njohur në koncertet e këngës dhe që aso kohe debatonin me njëri-tjetrin.

Sa i përket lojës së tij në BBV dhe marrëdhënies me Kiarën, ata thanë:

“S’ e kam parë kurrë Luizin të përfshirë kaq shumë në një lidhje, aq më tepër të qajë”, u shpreh Joni, ndërsa Mario shtoi:

“Do ishte diçka shumë e bukur, por Kiarën s’ e njohim nga jashtë. Kam qejf ta shoh edhe kontributin e saj tek Luizi”.

Të pyetur nga Bieta për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij, ndërsa si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së BBV cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.


Top Channel

Banner

Related posts

Pikat në sy dhe lotët artificialë po shkaktojnë në SHBA vdekje, verbëri dhe qelb në sy

admin

Mendoni për një dietë të plotë të lëngshme për humbje peshe?! Ja çfarë duhet të dini për efikasitetin e saj

admin

‘Trondit’ Ed Sheeren, këngëtari në depresion pasi gruaja e tij u diagnostikua me tumor ndërsa shoku i ngushtë vdiq

admin

Leave a Comment