KOSOVË

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një rast kundër presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për mohim të gjenocidit.

Sipas ligjit, pas inicimit të rastit, Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës kryen hetim, pas së cilit prokurori i rastit vendos nëse do të ngrehë aktakuzë.

Pas kësaj procedure, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës konfirmon ose hedh poshtë aktakuzën.

“Gjenocidi nuk ka ndodhur atje, të gjithë ne në Republikën Sërpska e dimë këtë”, tha Dodik gjatë një konference për media në Banja Llukë më 21 shkurt.

Dodik këtë deklaratë e bëri lidhur me Srebrenicën, pasi Përfaqësuesi i Lartë më 21 shkurt miratoi ndryshimet e Ligjit për Qendrën Memoriale Srebrenica-Potoçari.

Kjo nuk është hera e parë që Dodik e mohon gjenocidin që kur ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, miratoi Ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit në fund të korrikut 2021, raporton REL.

Banner

Related posts

TV21 në Beograd/ Shumë qytetarë ndezin qirinj dhe vendosin lule në vendin e ngjarjes ku një 14 vjeçar vrau 8 shokët e tij të shkollës (video)

admin

Kapen 5.3 tonë kokainë, një shqiptar në mesin e të arrestuarve (VIDEO)

admin

Dy të vdekur nga aksidenti i sotëm në rrugën Shkodër-Lezhë

admin

Leave a Comment