SPORT

De Jong është përcaktuar për skuadrën e re

Banner

Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong më në fund është i bindur për një transferim te Manchester United.

“Djajtë e Kuq” nisën një ofertë në verë për De Jong, vitin e kaluar, por ishin të pasuksesshëm në përpjekjet e tyre për të ribashkuar mesfushorin me ish-trajnerin e tij të Ajax, Erik ten Hag.

Megjithatë, pas largimeve nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, De Jong tani është i prirur të bashkohet me Man Utd, shkruan talkSPORT.

De Jong është gjithashtu i interesuar të luajë së bashku me ish-asin e Real Madrid, Casemiron.

Ten Hag shpreson se “faktori i suksesit ” në Old Trafford do të ndikojë në vendimin e De Jong. Lojtari ishte dëshmitar i atmosferës në Old Trafford javën e kaluar në humbjen 2-1 të Barçës në Ligën e Evropës.

Situata financiare e Barcelonës është ende në gjendje të keqe dhe gjigantët katalanas janë nën presion për të ulur faturën e pagave.

Po ashtu ata nuk janë në gjendje të nënshkruajnë me ndonjë lojtar të ri gjatë verës.

Barcelonës i duhen mbi 200 milionë euro nga shitja e lojtarëve aktualë për të pasur rast të futen në afatin kalimtar këtë verë.

Banner

Related posts

Luiza Gega nuk ndalet, rekord të ri kombëtar në “Diamond League”

admin

Onana konfirmon rikthimin te Kameruni

admin

Manchester United barazon nw “Old Trafford” me Leeds United

admin

Leave a Comment