SPORT

Zyrtare: Derbi i madh i futbollit shqiptar zhvillohet në “Air Albania”

Banner

Është vendosur përfundimisht se ku do të luhet derbi i kryeqytetit.

Partizani-Tirana do të luhet të hënën e 6 marsit, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, konfirmon “Panorama Sport”.

Partizani kërkonte ta luante në stadiumin e tij derbin, por mesa duket palët kanë gjetur një rrugë të mesme për të plotësuar pritshmëritë e një ndeshjeje kaq të rëndësishme, ku interesimi është shumë i madh se 4 mijë tifozë qe është kapaciteti i impiantit të kuq.

Duke parë interesimin e madh të tifozerisë së kuqe për të qenë sa më e shumtë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme, klubi ka vendosur që ndeshja derbi të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Related posts

Real Madridi tregon forcën para tifozëve të vet, fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës

Gjyla Halili

Kurrë më afër kualifikimit? – Kreu

admin

Kumbulla shfaqet në qendrën stërvitore të Romës

admin

Leave a Comment