BOTA

Shtëpitë lëvizëse mbërrijn në Turqi nga Katari

Dy anije që transportuan 396 shtëpi me kontejnerë për viktimat e tërmetit nga Katari mbërritën në Turqinë jugore të shtunën.

Ndërsa anijet u ankoruan në portin Iskenderun në provincën Hatay, Guvernatori i Kirklareli, Birol Ekici u tha gazetarëve se ata po bëjnë përpjekje të mëdha për të rivendosur rajonin e goditur nga tërmeti, duke theksuar mbështetjen e Katarit për Turqinë në këtë proces.

Duke vënë në dukje rëndësinë e kontejnerëve për kthimin e jetës në normalitet në rajon, Ekici tha se Katari gjithashtu ka dërguar ndihmë humanitare dhe ekipe kërkimi-shpëtimi që nga tërmetet e dyfishta të 6 shkurtit që vranë mbi 45,000 njerëz.

“Ata na kanë mbështetur gjithmonë, dua të falënderoj vëllezërit tanë nga Katari për këtë,” shtoi ai, raporton Anadolu.

I dërguari i Katarit në Ankara, Sheik Mohammed bin Nasser bin Jassim Al-Thani tha se ndihma e vendit të tij për Turqinë dhe Sirinë, do të vazhdojnë.

Banner

Related posts

Rumania vuan nga vdekjet, mashtrimet dhe korrupsioni

admin

Rusia ndalon hyrjen në vend të 54 gazetarëve dhe ministrave britanikë

admin

Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa

admin

Leave a Comment