SPORT

Fiorentina “heq” Milanin nga lufta për titull

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë radhazi me Giacomo Bonaventuran, por pa sukses.

Milani në anën tjetër kishte rast me Olivier Giroud, por portieri Pietro Terracciano ishte në vend. Edhe pse me raste, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë, Fiorentina fitoi penallti e cila u kthye në gol nga Nicolas Gonzalez në minutën e 49-të për 1-0.

Kuqezinjtë u kthyen me raste me Giroud dhe Theo Hernandez, por në të dy rastet nuk kishte gol. Milani fitoi penallti në minutën e 79-të, por pasi u rishikua në VAR u anulua. Nuk vonoi shumë dhe u shënua edhe goli i dytë me Jovic që shënoi për 2-0.

Krejt çka bëri Milani ishte një gol me Theo Hernandez në kohën shtesë.

Fiorentina me këtë fitore shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 12-të, ndërsa Milani ka 47 pikë dhe mban vendin e katërt.

Related posts

Zyrtare: Besart Cecelia emërohet trajner te ekipi i Ligës së Parë

admin

Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

admin

​Raci tregon pse Tmusiç nuk është pjesë e Kosovës për ndeshjen me Zvicrën

admin

Leave a Comment