AKTUALE

Sinishtaj në konventën qendrore të Forumit Shqiptarë citon Ismail Qemalin:”Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne”

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”,në SHBA,Vilson Sinishtaj,mbajti fjalë rasti në konventën qendrore të Forumit Shqiptarë,i cili ndër të tjera tha:

“Është nder dhe privilegj të flas këtu para jush në emër të shoqatës Jehona e Malesisë, në emër të komunitetit shqiptar nga Michigan, në emër të Dushiqit legjendar si dhe në emrin tim personal, dhe të paraqes kënaqësinë time dhe tonën që shqiptarët e bashkuar do të mbeten zotër shtëpie të vendit të vetë dhe zotërues të fateve të veta.
Shqiptarët, edhe pse popull autokton, në shtëpinë e tyre, në oxhakun e tyre, u shtypën sistematikisht për vite me radhë, fillimisht nga pushteti çnjerëzor komunist dhe më pas kur komunistët ndërruan fanellat dhe u bënë kuazi demokratë, vazhduan po të njëjtën politikë, politikën e asimilimit dhe diskriminimit të plotë të shqiptarëve”

Sinishtaj ftoi gjithë Malësorët që të votojnë Forumin Shqiptarë,të votojnë për veten e tyre dhe bijtë dhe bijat e tyre.

Të nderuar të pranishëm,
Të dashur vëllezër dhe motra nga Malësia dhe diaspora, Zonja dhe zotërinj

Është nder dhe privilegj të flas këtu para jush në emër të shoqatës Jehona e Malesisë, në emër të komunitetit shqiptar nga Michigan, në emër të Dushiqit legjendar si dhe në emrin tim personal, dhe të paraqes kënaqësinë time dhe tonën që shqiptarët e bashkuar do të mbeten zotër shtëpie të vendit të vetë dhe zotërues të fateve të veta.
Shqiptarët, edhe pse popull autokton, në shtëpinë e tyre, në oxhakun e tyre, u shtypën sistematikisht për vite me radhë, fillimisht nga pushteti çnjerëzor komunist dhe më pas kur komunistët ndërruan fanellat dhe u bënë kuazi demokratë, vazhduan po të njëjtën politikë, politikën e asimilimit dhe diskriminimit të plotë të shqiptarëve. Ishte kjo politikë shtypjeje që detyroi shumë nga bashkëatdhetarët tanë të largoheshin nga troje e tyre shekullore dhe të kërkonin një vend më të mirë nën diell. Populli ynë kaloi shumë vështirësi, nga kufiri në kufi, nga kampi në kamp, për të arritur në një vend ku nuk të urrejnë vetëm pse je shqiptar. Populli ynë nuk mund të gjente punë, nuk mund të krijonte një biznes, nuk mund të mbante emrin dhe mbiemrin në gjuhën e tyre amtare, dhe

ta marrim për shembull gjuha jonë shqipe është më e vjetër se e gjithë historia e urrejtësve tanë. Kjo u pengon atyre, kjo u dhëmb, ku për atë arsye na portretizojnë keq, sepse ata e dinë që ne jemi dem baba dem, se jemi më të vjetër se guri dhe se ky vend dhe kjo tokë ka zot.
Pavarësisht gjithçkaje, shqiptarët mbijetuan, ata u bashkuan, fituan dhe sollën prosperitet dhe përparim në Malësi.
Fitorja e shqiptarëve në vitin 2019 na dha të gjithëve motivimin dhe frymëzimin për të punuar edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më këmbëngulës. Dhe kjo është arsyeja pse e gjithë diaspora është sot këtu, nga të moshuarit tek të rinjtë, dhe është pikërisht fitorja jonë e së dielës së 5 marsit, ajo që do të frymëzojë edhe më shumë të rinjtë tanë që të punojnë edhe më shumë për atdheun e tyre. Arkitekti i pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, tha: Ne duam vetëm bashkimin dhe unitetin e racës shqiptare, përparimin e saj intelektual dhe ekonomik me qëllim që të behemi mjaft të fortë për të kundërshtuar atë që synon të na perpijë ne.
Pikërisht këtë, sipas mendimit tim dhe gjithë neve, ka bërë administrata e Forumit shqiptar, me zhvillimin intelektual dhe ekonomik, tani askush nuk mund t’i nënçmojë shqiptarët apo të bëjë presion mbi ta, tani shqiptarët e bashkuar janë shembull për të gjithë, me punën, sjelljen, angazhimin dhe dashurinë për gjakun, identitetin dhe atdheun e tyre.
Do të huazoj një fjali të përdorur nga një prej të rinjve tanë të arsimuar shqiptar, i cili në tekstin e tij tha: Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, Malësia frymon shqip, Malësia është përsëri shqiptare. Kështu do të mbetet.
Malësia është sërish e Madhe, prandaj të dielën të gjithë së bashku për Forumin shqiptar, për shqiptarët e bashkuar, për mua dhe ju, për të gjithë ne – numri 5.
Rrnoft kombi shqiptar, rrnoft flamuri, rrnoft Shqipëria.

Related posts

Ja kush do të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Food goes digital: Online grocery shopping becomes popular

admin

BDI: Kuazi “akademia” komunale që turpëron intelektualët dhe kombin

Gjyla Halili

Leave a Comment