AKTUALE

Dimitrievski: Jo koalicionit me BDI-në dhe LSDM-në

Kryetari i partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski duke komentuar zhvillimet e fundit rreth përbërjes së re qeveritare pas zgjedhjeve të 8 majit, ka bërë të ditur se nuk do të koalicionojë me LSDM-në dhe BDI-në.

Lidhur me koalicionet, për këtë do të vendos udhëheqësia e Lëvizjes “Znam” dhe në të ardhmen do t’i bëjmë publike qëndrimet. Vetëm e di se do të angazhohemi për luftën e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit që gjendet në majat e lidershipit të partive më të mëdha politike.

Definitivisht nuk do të kemi koalicion me BDI-në dhe me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së për shkak se vlerësojmë se ata kanë lista të tyre kandidatësh që shërben për të siguruar imunitetin e kandidatëve që janë në vendet fituesve të listave dhe me këtë rast bëj thirrje pasi kjo parti ka anëtarë të ndershëm, t`i bashkëngjiten Lëvizjes “Znam”, tha Dimitrievski

Banner

Related posts

Tentuan ta kalojnë kufirin ilegalisht në Han të Elezit, arrestohen tre maqedonas

Gjyla Halili

Dështon Ligji për kulturë, shumica nuk ka Badenter

Gjyla Halili

Ilir Hasani: Rezistenca për të drejtat gjuhësore është detyrim, jo zgjedhje

Gjyla Halili