AKTUALE

OBRM-PDUKM: Me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, LSDM-ja ia dorëzoi vendin BDI-së

Dje me votën e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, LSD lejoi një tjetër poshtërim të popullit maqedonas, vetëm për të shpëtuar ulësen dhe marrëveshjet korruptive, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Shërbëtorët besnikë të BDI-së dje e bënë popullin maqedonas qiraxhi në vendin e tyre dhe lejuan një parti që nuk ka numër të deputetëve dhe pa vota të jetë kryeministër i vendit. Një parti që është gjithçka, thjesht jo evropiane, një parti banditë, që hyjnë në institucione për të larë hesapet, ku ka zyrtarë të korruptuar, që mendojnë vetëm si të rrëmbejnë sa më shumë miliona dhe prona për veten e tyre dhe për fëmijët dhe nipërit e tyre.

Talat Xhaferi është sinonim i një politikani dhe një personi që nuk është i denjë të jetë në këtë vend. Një burrë i afërt me botën e krimit, ku shpesh fotografohet me ta, një burrë që në rast nevoje shkeli ligjet dhe rregulloren në parlament, një burrë që punësoi vajzën e tij në ELEM, dhe djali i tij mori provimin e jurisprudencës pa diplomë, një njeri që bllokoi edhe ligjin e mbrojtjes duke lexuar poezi nga foltorja”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Kandidatura e Enver Pajazitit është e përkrahur nga Besëlidhja AKI dhe do të dorëzohet, brenda afatit të përcaktuar

Gjyla Halili

Gjykata Administrative e refuzoi si të pabazë padinë e Frontit Evropian për vendimin e KSHZ-së për rivotimin në Zhelinë

Gjyla Halili

Parlamenti e konstatoi dorëheqjen e gjykatësit kushtetues Goce Naumovski përcjell

Gjyla Halili