SHOWBIZ

E pranoi para vdekjes, Pele kishte një vajzë jashtë martese dhe e përfshiu në testament

Disa ditë para vdekjes së tij, Pele deklaroi me shkrim se ai kishte një vajzë panjohur dhe vendosi që një pjesë e pasurisë së tij t’i kalonte asaj.

Këtë e bëri të ditur këtë të premte shtypi brazilian. Në testamentin e tij, Edson Arantes do Nascimento, Pele tregoi se Maria do Socorro de Azevedo ishte përfshirë në mesin e trashëgimtarëve së bashku me gjashtë fëmijët e tjerë të tij, dy nipërit dhe të venë e tij.

Pasuria e tij vlerësohet në 15 milionë dollarë, sipas gazetës “Folha de Sao Paulo”.

Tre herë kampioni i botës me Brazilin vdiq nga kanceri më 29 dhjetorin e kaluar në një spital në Sao Paulo, ku ishte shtruar prej rreth një muaji.

Shtatorin e kaluar, drejtësia kishte autorizuar një kërkesë nga Maria do Socorro de Azevedo për të kryer një test të ADN-së. Pele’ vdiq para se t’i nënshtrohej një testit të ADN-së, megjithatë i kaloi vajzës së tij që e kishte jashtë martese pasurinë që i takon.


Top Channel

Banner

Related posts

“Ai është në një karrige me rrota..”/Mikesha e Jeremy Renner tregon më shumë për gjendjen shëndetësore të tij!

admin

Reagon Robert Aliaj: Lorenci “Chihuahua”, Kristi “Pit Bull” sepse nuk i lëviz qimja

admin

Këngëtarja e njohur goditet me mjet piroteknik në fytyrë /VIDEO

admin

Leave a Comment