SPORT

Peles i del një “problem” për së vdekuri

Banner

Edson Arantes Do Nascimento, Pele, u nda nga jeta në ditët e fundit të vitit 2022 i nderuar nga e gjithë bota që e sheh atë si një legjendë të futbollit botëror që nuk do të harrohet kurrë. Por ikona e futbollit botëror, pas vdekjes duket se ka lënë një telash për pasardhësit e tij.

Në momentin e leximit të testamentit, është zbuluar se Pele ka njohur ligjërisht Maria do Scorro Azevedo si vajzën e tij. Pak ditë para vdekjes, Pele ka lënë me shkrim autorizimin që një pjesë e pasurisë së tij, t’i kalonte asaj, edhe pse e nuk e kishte njohur kurrë ligjërisht.

Në fakt, një gjykatë e kishte detyruar Pele që të bënte testin e ADN-së, pas kërkesës së Marias, por ai vdiq para se të mund ta bënte një gjë të tillë. Megjithatë, duket se Pele ka dashur që të ketë ndërgjegjen e pastër dhe e ka përfshirë në testament si fëmijën e shtatë që ka njohur ligjërisht.

Mediat braziliane kanë raportuar se fëmijët e tjerë të Pele kanë mbetur të çuditur nga ky vendim i babait të tyre dhe mendohet se disa prej tyre do të kërkojnë që të kryhet testi i ADN-së për të përcaktuar nëse ajo është me të vërtetë motra e tyre apo jo. Pasardhësit e legjendës raportohet do të ndajnë mes tyre një pasuri që arrin shumën e rreth 15 milionë dollarëve.

Banner

Related posts

Broja përjeton atë që nuk ka mundur ta imagjinojë

admin

Manchester United barazon nw “Old Trafford” me Leeds United

admin

KF Vëllaznimi zgjedh kryesinë e re të klubit

admin

Leave a Comment