SPORT

PSG mposhtë Marseillen në derbin francez

Skuadra e PSG-së ka mposhtur Marseillen në derbin francez me rezultat 3:0.

Serinë e golave për PSG-në e hapi Mbappe pas një asistimi të Messit në minutën e 25-të të takimit.

Vetëm katër minuta më vonë pikërisht Mbappe asistoi për Messin që dyfishoi epërsinë në 2:0.

Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e parë e takimit.

Me kaq nuk përfundoi bashkëpunimi midis dyshes Mbappe-Messi. Kur po zhvillohej minuta e 55-të, Mbappe shënoi përsëri pas një asistimi nga Messi.

Me këtë fitore PSG-ja vazhdon kryesimin në tabelë me 60 pikë ndërsa Marseille gjendet në një pozitë më poshtë me 52 pikë të grumbulluara.

Banner

Related posts

Zyrtare: Fitim Susuri transferohet te FC Prishtina

admin

Mercedesi prezanton makinën për sezonin e ri

admin

Gola e asistime, futbollistët e Shqipërisë shkëlqyen në fundjavë

admin

Leave a Comment