SPORT

Fury – Usyk, Mike Tyson tregon fituesin

Ish-boksieri Mike Tyson, një nga legjendat e peshës së rëndë, ka folur për përballjen mes Tyson Fury e Oleksandr Usyk, gjithnjë nëse ajo do të zhvillohet. “Iron Mike” ka analizuar dy boksierët dhe ka dhënë mendimin e tij në lidhje me fituesin.

Ukrainasi ka krijuar një reputacion si një boksier mjeshtër në ring, ku shkathtësia dhe lëvizjet e ndihmuan atë të kalonte dy herë Anthony Joshua. Gjithsesi, Mike Tyson nuk mendon se kjo taktika do të funksionojnë kundër Fury.

“Usyk nuk mund të vrapojë e lëvizë përgjithmonë në ring në atë duel për të shmangur kontaktin. Tyson do ta marrë atë në qoshe, do ta godasë me disa grushte dhe do ta lëndojë atë përfundimisht”, tha ish-kampioni i peshave të rënda.

“Nëse Uysk dëshiron t’i bëjë ballë Fury duhet të qëndrojë në këmbë dhe të luftojë për të fituar sfidën. Në një moment të caktuar të sfidës, Usyk do të duhet të qëndrojë përballë dhe të luftojë”, tha Mike Tyson.

“Tyson Fury do të fitojë dhe unë mendoj se Tyson duhet të luftojë më shumë. Duhet të grushtojë edhe më shumë se çka bërë ndaj Wilder. Gypsy King të ndjekë hapat e tij dhe të luftojë më rregullisht duke ecur përpara”, tha Mike Tyson.

Related posts

Atletikë/ Një suedez bëhet ‘Mbreti’ i kërcimit me shkop, vendos rekord të ri botëror

admin

Ozil merr vendimin e papritur

admin

Arsenal po përgatitet për transferimin e talentit të Atalantës i njohur si “Erling Haaland i ri”

admin

Leave a Comment