SHQIPËRI

Lobimi rus në PD/ Berisha tregon për hetimin: Lulzim Bashën e lanë kryetar për interesa të Edi Ramës

Banner

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke treguar se Lulzim Basha ka kryer lobime ruse gjatë kohës kur drejtonte Partinë Demokratike, thotë se për çështje është kryer një hetim i brendshëm.

I pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha nuk tregoi detaje, por tha se së shpejti do të bëhet publik hetimi për lobimin rus në PD.

Sipas ish-kryeministrit, ndonëse SHBA tregoi për lobimin e bërë nga Basha, ky i fundit u la në krye të PD-së për interesa të Ramës.

“Si ka mundësi që këtu erdhi Escobar në dhjetor 2021, tha mezi pres ta takoj Lulin në SHBA. Pavarësisht se Basha u akuzua nga autoritetet amerikane për financime ruse, u bë gjithçka që ai të mbetej kryetar i PD-së për interesa të Ramës dhe të largohej Berisha që nuk mund të ndiqte interesat ruse dhe të Ramës”.

Në daljen e tij për mediat, Berisha foli dhe për protestën e nesërme, protestë që mbahet në të njëjtën ditë me gjyqin për vulën e Partisë Demokratike.

“Do të jetë një protestë madhështore, e jashtëzakonshme”, tha Berisha, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të pranojë vendimin që do të shpallë gjykata.


Top Channel

Banner

Related posts

Një nga të vrarët në Shkodër ishte polic, pistë hetimi kultivimi i kanabisit, detajet e reja

admin

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar

admin

Këta janë katër serbët të dyshuar për hapjen e tunelit në Gjykatën e Lartë në Mal të Zi

admin

Leave a Comment