BOTA

Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për paqe në Ukrainë

Banner

Udhëheqësit e Kinës dhe Bjellorusisë kanë bërë thirrje për paqe në Ukrainë.

Kjo deklaratë e presidentit kinez dhe udhëheqësit të Bjellorusisë i cili është edhe aleat ngushtë i Vladimir Putinit, erdhi pas disa bisedimeve që u mbajtën në Pekin.

Lukashenko tha se vendi i tij “mbështet plotësisht” një plan të Pekinit përt’i dhënë fund të luftës në Ukrainë.

Vizita vjen disa ditë pasi Kina dërgoi kryediplomatin e saj Wang Yi për t’u takuar me Putinin, raporton BBC.

Kujtojmë se Kina prezantoi një plan për bisedimet e paqesduke bërë thirrje për respektimin e sovranitetit kombëtar.

Lukashenko dhe takimi i Xi përkoi gjithashtu me një vizitë të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendet e Azisë Qendrore për të diskutuar lidhur me luftën e Ukrainës.

Po ashtu, Lukashenko ka ndihmuar udhëheqësin rus në luftën e tij në Ukrainë dhe vëzhguesit e kanë parë udhëtimin e tij në Pekin si një shenjë tjetër të mbylljes së radhëve të Kinës me Rusinë dhe aleatët e saj.

Dokumenti me 12 pika kërkon respekt për “sovranitetin e të gjitha vendeve”. Ajo nuk thotë veçanërisht se Rusia duhet të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe dënon përdorimin e “sanksioneve të njëanëshme”, duke dhënë kritikë të nënkuptuar ndaj aleatëve perëndimorë të Ukrainës.

Plani i paqes i Kinës u prit me mosbesim të përgjithshëm në Perëndim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte dakord me disa pjesë të saj dhe tha se kjo ishte një shenjë e gatishmërisë së Kinës për t’u angazhuar.

Pekini deri tani nuk i është përgjigjur publikisht thirrjes së Zelenskyt për një samit.

Banner

Related posts

Gjermanisë do t’i mungojnë pesë milionë punëtorë deri në vitin 2060

admin

Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Dubrovnik të Kroacisë (fotot)

admin

Ish-ushtaraku me akuza terrori, arratiset nga burgu në Britani ‘me kamionin e furnizimeve’ (fotot)

admin

Leave a Comment