KOSOVË

Ministri grek i Transportit jep dorëheqje pas përplasjes së trenave

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje pasi të dy trena u përplasën në veri të Greqisë, prej ku mbetën të vdekur të paktën 43 persona.

Ai tha se po largohej nga detyra “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”.

Karamanlis tha se ai kishte bërë “çdo përpjekje” për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “nuk nuk i përshtatet shekullit të 21-të”.

“Por, kur ndodh diçka kjo tragjike, është e pamundur të vazhdohet sikur asgjë të mos ketë ndodhur”.

Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të natës së mërkurë për të mbijetuar mes rrënojave të trenave, në atë që tashmë konsiderohet si përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e vendit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash “një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë” dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur, raporton Radio Evropa e Lirë.

Banner

Related posts

​24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

admin

Kovaçevski zbulon se çfarë u bisedua me krerët evropianë dhe rajonalë për Kosovën dhe Serbinë!

admin

Vdiq shkrimtarja ukrainase pas një sulmi me raketë në Kramatorsk

admin

Leave a Comment